Shqip English
Në numrin e ri të Gazetës Tribuna:

Barça TV: Puyol drejt Milanit

11:33 / E mërkurë, 08 Maj 2013
0

Carles Puyol ndoshta më kurrë nuk do të luajë për Barcelonën. Sipas një programi “La porteria” të publikuar në një televizion të Barcelonës (BTV), kapiteni i Barcelonës thuhet se po negocion largimin e tij për në Milano, që ka qenë një ëndërr e tij fëmijërore.

Mbrojtësi spanjoll ka një muaj e gjysmë që është lënduar, duke munguar edhe në ndeshjet e fundit të skuadrës së tij. Spekulohet se ai do të organizojë një konferencë për shtyp, ku edhe do ta publikoj lajmin për largimin e tij me qëllim të dhënies fund spekulimeve rreth të ardhmes.

Puyol kishte rinovuar para Krishtlindjeve me klubin e Barcelonës deri në vitin 2016, duke negociuar për blerjen e klauzolës prej 10 milionë eurosh.

Përflitet se kontrata me Milanin do të jetë njëvjecare dhe se në San Siro do të shkoj për shkak të idhullt të tij Paolo Maldini. 

Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 22 Korrik 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda