Shqip English

Reali gjunjëzon Juventusin (Video)

22:38 / E mërkurë, 23 Tetor 2013
0

Real Madrid ka shënuar fitoren e tretë rresht në grupin B në kuadër të Champions League.

Kësaj radhe madridlenët në “Santiago Bernabeu” triumfuan ndaj kampionit italian Juvents me rezultat prej 2:1.

Epërsinë e parë Realit ia solli sulmuesi portugez. Cristiano Ronaldo, i cili shënoi në minutën e katërt të ndeshjes.

Juventinët pas sulmeve të pareshtura arritën të barazonin rezultatin në saje të golit të sulmuesit spanjoll, Jorge Llorente, i cili konkretizoi një sulm të ‘bardhezinjve’ në minutën e 22-të.

Por, nën herë kampioni evropian sërish erdhi në epërsi në saje të golit të Ronaldos, i cili realizoi në minutën e 29-të të ndeshjes nga pika bardhë dhe vundosi rezultatin finale, atë të 2:1 për Realin. Paraprakisht në zonën e rreptësisë kishte shkaktuar penalti, Giorgio Chiellini duke ndërhyr në mënyrë të palejuar ndaj mbrojtësit spanjoll, Sergio Ramos.

Vlen të theksohet se skuadra italiane luajti për rreth 45 minuta pa një lojtar në fushë, pasi që Chiellini goditi me bërryl Ronaldon dhe u nxor nga ndeshja me karton të kuq.

Pas kësaj fitorej, Reali mbetet lider i grupit me nëntë pikë, i pasuar nga Galatasaray me katër pikë, e cila mposhti Kobenhavenin me rezultat të thellë prej 3:o, ndërsa Juventus zë vendin e tretë me vetëm dy pikë.

 

 

 


 

Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 19 Shtator 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda