Shqip English
Në numrin e ri të Gazetës Tribuna:

Dinamo, ‘miniera’ kroate

08:17 / E martë, 16 Korrik 2013
0

Nga: Betim Zeqiri

Skuadra e famshme kroate, Dinamo Zagreb tash e sa vjet po mban epitetin e një ‘marketi’ për skuadrat e mëdha evropiane. Shumë yje të futbollit kroat, tani të atij evropian, kanë dal pikërisht nga shkolla e futbollit të Dinamos, ndërsa sot janë lojtarë kryesorë në skuadrat e tyre.

Mediat kroate kanë shkruar për presidentin e kësaj skuadra, Zdravko Mamiq, i cili në 14 vjet e tij te Dinamo ka arritur të fitojë mbi 140 milionë euro nga shitja e lojtarëve.

Në Ballkan, Mamiq njihet si mjeshtër për t’i shitur lojtarët e rinj në skuadrat e mëdha evropiane, ndërsa rasti i fundit është ai me mbrojtësin 17-vjeçar,

Tin Jedvaj, i cili u transferua te Roma për gjashtë milionë euro. Duke bërë një mesatare, Mamiq ka arritur që për çdo vit t’i sigurojë skuadrës së tij nga 10 milionë euro, ndërsa më së shumti kishte fituar nga shitja e mesfushorit të famshëm kroat, Luka Modriq (më gjerësisht sot në gazetën Tribuna). 

Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 2 Shtator 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda