Shqip English

Cameron: Situata në Siri është në rrugë qorre

09:36 / E hënë, 22 Korrik 2013
0

Kryeministri britanik, David Camron, ka thënë se konflikti në Siri është në “trajektore të gabuar”.

Në një intervistë për Radio Televizionin Publik të Britanisë, BBC, Cameron e ka pranuar se regjimi i presidentit sirian, Bashar al Assad ndoshta është duke u forcuar dhe ka kërkuar më shumë ndihmë për forcat e moderuara opozitare.

Ai ka thënë se situata aktuale në këtë luftë civile është në “rrugë qorre”.

Komandantët e ushtrisë britanike kanë paralajmëruar për rrezikun e armatosjes së grupeve rebele, ndërsa Cameron ka thënë se qeveria e tij ende nuk ka vendosur nëse do ta bëjë këtë.

Ai ka thënë se ka “shumë ekstremizëm” në mesin e opozitarëve, por ka shtuar se mund të bëhet më shumë për t’iu ndihmuar atyre që e duan një Siri demokratike.

Forcat e Assadit kanë qenë të përfshirë në një ofenzivë gjatë muajve të fundit, të përkrahur nga luftëtarët e lëvizjës radikale libaneze, Hizballah.
 

Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 30 Korrik 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Site by Kreatoda