Shqip English

Haradinaj s’e njeh Naser Kelmendin

15:05 / E mërkurë, 22 Maj 2013
10

Nga: Fidan Rama

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pretendon ta marrë Prishtinën me kandidatin e saj, Besnik Tahirin. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Burim Ramadani, gjatë një interviste për "Tribunën" ka thënë se fitorja në Prishtinë do të jetë befasia më e këndshme në zgjedhjet e ardhshme. Ai ka folur edhe për emërimin e kandidatit për Drenas, Shaban Hasi, i cili ka pasur probleme me ligjin zviceran. Për më tepër, ka sqaruar edhe raportimet në media që e lidhin liderin e tyre me të shumëkërkuarin, Naser Kelmendi. Ramadani ka mohuar se Haradinaj është në listë të presidentit amerikan Barack Obama. Ka thënë se lideri i AAK-së asnjëherë nuk është takuar me Kelmendin, por ka pranuar se nuk mund ta dokumentojë këtë.

Tribuna: Si po shkojnë përgatitjet në parti për zgjedhjet lokale. Keni vendosur për të gjithë kandidatët që do të garojnë në këto zgjedhje?
Ramadani: Aleanca e ka përfunduar procesin e brendshëm zgjedhor dhe presim që në fund të kësaj jave të emërohet kryesia e re e partisë. Në të njëjtën kohë jemi duke u përgatitur edhe për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në vjeshtë. Deri tash i kemi nominuar zyrtarisht një numër të caktuar të kandidatëve për kryetar të komunave. Ne besojmë se këta të fundit do të kenë angazhim të madh dhe të fuqishëm. Në të njëjtën kohë e kemi elementin tjetër ku po punojmë intensivisht, dhe ajo është programi qeverisës i AAK-së, se çka do të ofrojë kjo parti në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Tribuna: Thatë që diskutimet vazhdojnë. A keni një përcaktim të qartë se cili duhet të jetë profili i kandidatëve që do të synojnë të bëhen kryetarë komunash?
Ramadani: Është një numër i konsiderueshëm i kandidatëve për të cilët jemi përcaktuar, ndërkohë besoj se para verës do të vendosim edhe për kandidatë të tjerë dhe besoj se do të kemi suksese në rritjen e komunave që do t’i udhëheqim.

Tribuna: Në Prishtinë kandidati i juaj Besnik Tahiri në zgjedhjet e kaluara ka pasur rezultat të dobët, pse po i hyni sërish garës me kandidatin e njëjtë?
Ramadani: Është e qartë se puna që po ndodh në Prishtinë dhe ristrukturimi i AAK-së dhe përfundimisht ka zgjerim tepër të madh të resurseve njerëzore e intelektuale e po ashtu edhe të masave të strukturës, jemi të bindur se në Prishtinë do të jemi befasia më e këndshme që do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme.

Tribuna: Çka nënkuptoni me befasi?
Ramadani: Do të thotë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta qeverisë Prishtinën, me Besnik Tahirin. Besojmë se puna që po bëhet aktualisht do ta befasojë secilin në skenën politike.

Tribuna: Ka frikë AAK-ja se mund t’i humbasë disa nga komunat që sot i qeveris në rrafshin e Dukagjinit?
Ramadani: Sa i përket komunave në të cilat qeveris AAK-ja, jemi të bindur se nuk rrezikohet vota e qytetarëve për aleancën dhe ne natyrisht që do të vazhdojmë qeverisjen edhe në mandatin e ardhshëm pasi po punojmë në zgjerimin e bazës elektorale edhe në rajone tjera të Kosovës. Aleanca ka kapacitet t'i menaxhojë këto komuna.

Tribuna: Ditë më parë keni emëruar një kandidat për Drenas i cili ka pasur problem me ligjin. Si mendoni t’i fitoni zgjedhjet me të?
Ramadani: Personalisht nuk jam në detaje i njoftuar për rastin konkret në Drenas. Besoj se rasti është i pastër pas përfundimit të proceseve gjyqësore dhe të njëjtën kohë besoj se kandidati i cili është nominuar nga aleanca, do të punojë që ta dëshmojë pastërtinë e vet, duke u treguar i sinqertë në raport me qytetarët e Drenasit.

Tribuna: Derisa flisni për pastërtinë e njerëzve tuaj, ndërkohë edhe lideri i partisë Ramush Haradinaj, në media ka dalë se ka lidhje me të shumë kërkuarin Naser Kelmendi?
Ramadani: Ne e kemi parë me shqetësim raportimin në një gazetë ditore të Kosovës, dhe përfundimisht kjo është pjesë e fushatave të vazhdueshme që kanë ndodhur kundër zotëri Haradinajt në Kosovë, por edhe jashtë. Ajo çka është thënë, ka qenë një gënjeshtër e pastër. Ka qenë fabrikim i lajmit dhe i montuar në formën më të keqe të mundshme dhe në formë joprofesionale.

Tribuna: Por aty është përmendur lista e presidentit amerikan, Barack Obama!
Ramadani: E vërteta është se raportimi në fjalë ka shkuar deri në atë nivel sa që shpik raporte ose lista të presidentit amerikan. Nuk ekziston emri i zotëri Ramush Haradinajt në asnjë listë negative ose të zezë të presidentit Obama dhe, edhe më hiq ndonjë lidhje të mundshme me Naser Kelmendin. E vërteta është se ai lajm është publikuar nga OCCRP në qershor të vitit të kaluar.

Tribuna: Kush është OCCRP?
Ramadani: Është një organizatë e cila e ka bazën në Sarajevë dhe Bukuresht, do të thotë është një organizatë boshnjako-rumune. Ajo ka raportuar vazhdimisht për Naser Kelmendin për shkak se ai është shtetas i Bosnjës, dhe e vërteta është se ai lajm ka qenë i publikuar në gazetat e Kosovës vitin e kaluar. Dhe çka ndodh tash, një gazetë e Kosovës e ka marrë atë lajm të vjetër të cilin e kanë ripublikuar, duke e fabrikuar e montuar në formën më joprofesionale të mundshme. Presidenti Obama në letër me një fjali e ka njoftuar Kongresin Amerikan me tre emra që i ka futur në listën e zezë dhe ndër ta është edhe i dyshuar Naser Kelmendi. Kjo nuk ka të bëjë fare me Ramush Haradinajn, është pjesë e fushatave të egra që kanë ndodhur prej agjenturave të ndryshme. Ne i presim që këto të ndodhin edhe më tutje për shkak se jo vetëm një strukturë e caktuar ose një shtet, por edhe vendet më të largëta kanë punuar vazhdimisht që ta njollosin Haradinajn. Thjesht, ajo listë nuk ekziston dhe është gënjeshtër e kulluar.

Tribuna: A jeni takuar me autoritetet amerikane në Prishtinë për të kërkuar sqarime rreth asaj se çka është raportuar?
Tribuna: E vërteta është se Aleanca ka komunikim të rregullt në bazë ditore me përfaqësuesit amerikanë në Kosovë. Jemi jashtëzakonisht bashkëpunues dhe kemi raporte të shkëlqyera. Ambasadorja amerikane ka qenë e pranishme në 13-vjetorin e AAK-së dhe a mendon dikush se te një person që mund të jetë në listë të presidentit Obama, mund të shkojë ambasadorja e atij vendi në partinë e tij?! Bashkëpunimi ynë me SHBA-në nuk është vënë në pikëpyetje asnjëherë.

Tribuna: A njihen Ramush Haradinaj dhe Naser Kelmendi?
Ramadani: Zotëri Haradinaj e ka bërë tepër të qartë se kurrë në jetë nuk është takuar e biseduar me të dhe kurrë në jetë nuk ka pasur asnjë lloj raporti me Naser Kelmendin.

Tribuna: Meqë po shpreheni me kaq siguri, si mund ta faktoni se Haradinaj nuk ka pasur lidhje me Naser Kelmendin?
Ramadani: Ndoshta qëllimi i publikimit të atij lajmi ka qenë që të kthehet krejtësisht një temë tjetër, i cili vështirë se mund të dokumentohet derisa nuk dokumentohet e kundërta.

Tribuna: T’i lëmë mediet...
Ramadani: Prapë po e them efekti të cilin ka dëshiruar, qoftë me qëllim të caktuar, është ky që njerëz në Kosovë të mendojnë se Haradinaj ka lidhje me njerëz të tillë që i takojnë drejtësisë. E përsëris se kryetari i AAK-së asnjëherë nuk ka biseduar dhe nuk ka pasur asnjë lloj raporti me Naser Kelmendin.
 

  • Edi

    13:44 / E enjte, 23 Maj 2013
    Ky person po flet pa u ndalë si një ujvarë dhe nuk di a e ka të qartë se sa më shumë që po i del në ndihmë padronit të vet aq më i dyshmshëm bëhet.Kush kontrollon kasinot,kush futet e përgjaket natën si hienat oborreve të huaja,përse???Nejse këtë këlysh e gjuan shefi me ndonjë asht dhe ky duhet ta arësyetojë atë dhuratë duke lehur për të.
  • Pejani

    09:41 / E enjte, 23 Maj 2013
    Edhe qenja e ashtequjtur Njeri mu ka merzitur,nga rrenat e PolitiKuajve tanë!
  • Hasani

    07:43 / E enjte, 23 Maj 2013
    A nuk din ai vet me fol por ti ju ke ba avokat,nese nuk e njef le ta padis Barak Obamen se ai ka than jo shqiptaret e ti veq mbylle let flet vet ai sigurisht as Ramiz kelmendi se njef as Ethem lluka nuk e njef mbylle mor .....
  • xhevda

    00:50 / E enjte, 23 Maj 2013
    ani ky far ben lahperi,,, kan ba foto,,,,ku leshin o ajo foto o ben bjeshkatari,,,,,,,,rroft rambo,,,,,,,,edhe nasesr kelmendit hallall i kof bre burr
  • Pejoni

    00:46 / E enjte, 23 Maj 2013
    Burim mos ja fute kote. Askush s'te beson.
  • sani

    20:44 / E mërkurë, 22 Maj 2013
    ti prishtinen a heki more syzat se o ka te paraftyrohet naj san
  • bahtir hamza

    20:06 / E mërkurë, 22 Maj 2013
    Ti je RRENC- RRENAVEC TI BRURIM RAMADANI, I AAK ,JENI ZERO PA NIVEL POLITIK PA EDUKATE TE ETIKES KOMBETARE.RRENATE E JUVE NUK SHITEN DHE AS KUSH NUK I KA SYT MBULL PER RRENAT E JUVE DHE PER RRENAT E TE TJERVE... PARNDAJ NE E DIJME SHUME MIRE NDODHIN E PASURISE SE TREFISHT TE PANDERSHEM TE RAMUSH HARADINIT E TE N.KELMENDITT QE DUHE TE KENE FERMAT E TYRE TE LOPEVE APO TE DERRAVE E JO PARTI POLITIKE E JO BESNESE ME HAJNI E KRIME TE PERZIARA...
  • Dirim Ceni

    20:02 / E mërkurë, 22 Maj 2013
    Deri sa i kemi gjithe keta spijuj te Serbise dhe e mbulojne boten me informata te rrejshe, i duhet edhe Presidentit Obama ta akuzon Heroin e kombit Ramush Haradinajn.
  • pejani

    20:01 / E mërkurë, 22 Maj 2013
    po ti nuk guxon me than se ata njihen se te shkon kryt o matrapaz, se kjo AAK ja kajti nanen Pejes ne cdo pikepamje. Me kryetar te pa moralshem qe nuk la femer qe vyn dicka e qe punon ne komune qe se ka shti ne shtrat. E ndau nga burri drejtoreshen e kultures se e ka dashnore qe sa vjet. Pastaj drejtoresha e financave. keto te dyjat vjet jane rreh ne zyre shkaku i ali berishes qe e kane marr vesh njara per tjetren. Pastaj grupet kriminale te AAK qe nuk lane nje lokal qe ka pune ne peje pa i marr haraq. oo cka po hek kjo peje prej ketyre kriminelave veq na e dim qe jetojme ketu. e kur i degjoj qe ramushi e dauti jane engjuj e skane lidhje me krimin me vjen te vjelli.
  • beni

    16:05 / E mërkurë, 22 Maj 2013
    Ramush Haradinaj dhe Naser kelmendi kan ba foto se bashku
Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 30 Shtator 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda