Shqip English
Në numrin e ri të Gazetës Tribuna:

Liberalizimi i vizave, prioritet mbi prioritetet

13:30 / E premte, 03 Maj 2013
0

“Nuk ka prioritet tjetër që duhet të adresohet para këtij prioriteti, nuk ka fonde që duhet të shpenzohen para se të shpenzohen fondet për këtë proces, nuk ka punë tjera që duhet të përfundohen para këtij procesi”. Kështu deklaroi kryeministri Hashim Thaçi në takimin e radhës së Komitetit punues për liberalizimin e vizave.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Ministrat Relevant, Sekretarët e përgjithshëm, dhe zyrtarë tjerë kompetentë. Temë e diskutimit ishin hapat e mëtutjeshëm dhe Misioni Vlerësues i Komisionit Evropian.

Me këtë rast Kryeministri Thaçi përgëzoi ministrat dhe stafin e tyre për punën që e kanë bërë deri më por njëkohësisht edhe kërkoi përkushtim dhe punë shtesë në mënyrë që të intensifikohen edhe më shumë avancimet në këtë proces.

Kryeministri shtoi se nuk kemi kohë për të humbur dhe zbatimi i këtyre reformave respektivisht kritereve, duhet të përmbushen në afat rekord. “Nuk ka prioritet tjetër që duhet të adresohet para këtij prioriteti, nuk ka fonde që duhet të shpenzohen para se të shpenzohen fondet për këtë proces, nuk ka punë tjera që duhet të përfundohen para këtij procesi”, theksoi ai.

Ministrja Çitaku foli për vizitën e fundit në Bruksel dhe takimet me Komisioneren Malmstrom, Komisionerin Fyle, europarlamentarët, përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së në Grupin punues për rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB) me dhe me drejtoreshën e Drejtoratit për Drejtësi pranë Komisionit Europian, Le Biel.

“Gjatë këtyre takimeve kemi diskutuar çështje të ndryshme, mirëpo në secilin takim liberalizimi i vizave ka qenë pika kryesore e diskutimit me ç’rast i kemi informuar për planin e punës, ju kemi dhënë një raport të përmbledhur të të arriturave kryesore dhe kemi kërkuar përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave”, theksoi ajo.

Ministrja Çitaku ka theksuar se gjatë këtyre vizitave është siguruar një pajtim parimor me “kërkesat tona dhe na është premtuar që në qershor, posa t’i kemi përfunduar të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore, të mbajmë takimin e tretë të zyrtarëve të lartë për liberalizim të vizave”.
 

Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 21 Tetor 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda