Shqip English
Në numrin e ri të Gazetës Tribuna:

Prindërit njoftohen me SMS për nxënësit problematikë

09:36 / E hënë, 29 Prill 2013
0

Nga: Mendohije Krelani

Një projekt i ri që në fazë testuese është lansuar nga tetori i vitit të kaluar, ka përfshirë mbi 700 prindër, të cilët përmes shërbimit “SMS Flexy-s”, po komunikojnë me arsimtarët, ku fëmijët e tyre vijojnë mësimin. Ideja e projektit, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, është që të ketë komunikim të përhershëm mes prindërve dhe mësimdhënësve.

Arbër Morina, këshilltar për media në Ministrinë e Arsimit, ka thënë se shërbimi funksionon nëpërmjet internetit të instaluar në shkolla. Kujdestarët përdorin numrat mobilë të prindërve për të dërguar te ta mesazhe. Fillimisht prindërve u dërgohet një letër informuese rreth projektit. “Prindi vendos nëse dëshiron të jetë pjesë e këtij projekti”, ka thënë Morina.

Nëse prindërit pas leximit të letrës informuese pranojnë që të jenë pjesë e këtij projekti, nga kompania u dërgohet një sms në numrin e tyre mobil për t’u abonuar. Atëherë shërbimi i telefonisë atyre u merr 9.3 centë për shkëmbim të 10 sms-ve. Sms-të do të shkëmbehen në relacionin shkollë-prindër.

(Më gjerësisht lexoni në numrin e sotëm të gazetës Tribuna)
 

Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 25 Korrik 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda