Shqip English
Në numrin e ri të Gazetës Tribuna:

Kosova me liberalizim të vizave deri më 2016!

23:19 / E enjte, 18 Prill 2013
1

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar ka thënë se ai beson se viti 2016 është maksimumi kohor kur do të ndodh liberalizimi i vizave për Kosovën. Ai tha se ka shpresa se kjo do të ndodh më herët se ky vit, por ka shtuar se deri atëherë kjo mund të ndodhë.

‘Nuk mund të garantoj sepse varet nga shtete anëtare. Jam i sigurt se do të ndodhë më herët”, ka thënë ai duke shtuar se nuk dëshiron të rrisë pritjet e qytetarëve për liberalizimin, ani pse ka thënë se e kupton ndjenjën e njerëzve për këtë proces. Luftimi i korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë kriteret kryesore që Kosova duhet të përmbush për të fituar këtë proces.

Në një intervistë për emisionin Jeta në Kosovë, ai ka thënë se ka shumë të arritura nga dialogu deri tash, dhe ato kanë shkuar edhe në të mirë të Kosovës, duke përmendur lëvizjen e lirë,kontrollin e integruar të kufijve, njohjen e diplomave, si dhe ka shtuar se disa çështje si telefonia, energjia janë në diskutim.

Ai ka folur për dialogun, duke thënë se ai nuk po bëhet për ta rehatuar Serbinë në Bashkimin Evropian, por për të shtruar rrugën evropiane për të dy vendet dhe për të normalizuar raportet mes dy vendeve, transmeton reporteri. Zbogar tha se pret që ka reflektim mes palëve dhe marrëveshja do të ndodhë.


Dëshirat e tij ka thënë se është që të shoh Kosovën shumë shpejtë si vend kandidat për BE-ja.  

  • arian

    10:25 / E premte, 19 Prill 2013
    me kta hajna kurr sa 2020 kta nuk jan politikana por matrapaza udhheqsat n kosov hajnin e kan biznis e qysh me luftue korrupcjonin me nj fjal me luftue vet veten ska shanca
Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 24 Korrik 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda