Shqip English
Në numrin e ri të Gazetës Tribuna:

Berat ‘milioneri’

09:34 / E shtunë, 13 Prill 2013
1

Sipas “Almakos”, portal i “Media Group - ATV Media Company" me seli në Shkup, deputeti i PDK-së, Berat Buzhala, i cili refuzon të deklarojë pasurinë pranë Agjencisë Antikorrupsion, prej vitit 2010 ka kontratë me kompaninë IPKO si “analist i medieve”.

Buzhala më parë kishte deklaruar rreth 310 mijë euro para të gatshme në dy banka në Kosovë dhe Slloveni. Shtëpinë në Veternik të Prishtinës e ka vlerësuar me 350 mijë euro, ndërsa me 370 mijë të tjera edhe shtëpitë në fshatin e tij në Klinë.

Ky deputet i PDK-së pasurinë e tij personale e ka shtuar sidomos gjatë viteve të fundit, falë edhe angazhimit të tij në kompaninë IPKO, gjë që ia ka mundësuar blerjen e truallit dhe ndërtimin e shtëpisë në vlerë të 350.000 eurove dhe të veturës së tij në vlerë të 39 mijë eurove, gjithnjë sipas deklarimit të pasurisë të këtij zyrtari, të bërë një vit më parë, shkruan Koha Ditore. 

  • adriatik

    15:01 / E shtunë, 13 Prill 2013
    e lum nana qe te ka se i zotiiii je tii vetum se vendin e ki ne dubrav normal
Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 29 Korrik 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda