Shqip English
Në numrin e ri të Gazetës Tribuna:

Akuza pozitë-opozitë në Prizren

17:45 / E diel, 03 Nëntor 2013
0

Degët e partive politike në Prizren, si ato të pozitës por edhe të opozitës po akuzojnë njëra-tjetrën për presion ndaj votuesve në këtë qytet.

Më poshtë mund të lexoni reagimet e partive politike në Prizren

Reagimi i LDK-së:

Presionet e pushtetit në ikje në këtë dite votimi janë mëdha me qëllim friksimi të votuesve dhe presion për votim për PDK . Kështu zyrtar dhe kandidatë të PDK-së gjinden kudo rreth vendvotimeve në Prizren me qëllim friksimin dhe shantazhin e votuesit .

Në QV 2003 A në Ortakoll vërehet prezenca dhe presioni i madh i të ashtuquajturve “ vullnetar” tjerë rreth gjithë shkollës fillore “Avdyl Frashëri“ Ortakollit . Kjo prezencë e këtyre njerëzve është ku do në komunën e Prizrenit pa përjashtim. Në Ventvotimin 2003 A për një kohë të gjatë ka qëndruar edhe bartësi i listës së PDK-së, Nijazi Kryeziu njëherit shef i shtabit zgjedhor. Po ashtu në Ortakoll në oborrin e QV shumë shpesh hynë dhe dalin vetura zyrtare të komunës të cilat bartin njerëz për të votuar.

Në 2007 A dhe 2008 A – Shkolla Fillore Lek Dukagjini dhe ajo e mjekësisë vërehet prezenca e shtuar e kandidatëve dhe strukturave të PDK-së, të cilat I dalin përpara votuesve .

Shkolla Teknike 20042 A, Tusuzi 2006 A, 2006 X, 2026 A – Hoqë e Qytetit janë vendvotime të rrethuara nga militant të PDK-së të cilët bëjnë presion direkt për të votuar Ramadan Muja .

Kandidati i PDK-se me numër 20, Visar Islamaj ne qendrën votuese 2059, Shkolla Fillore “Liridona” ne Poslisht, shpërndanë vizitkarta dhe bene presion tek qytetaret per ta votuar.

Në Atmaxhë QV 2039 A , vazhdon presioni i sh. të Ramadan Mujës, I cili edhe është i armatosur së bashku me kandidatit të PDK-së nga ky fshat K. G. . Këtu në Atmaxhë është fotografuar edhe Q. G. duke i dhënë para për blerjen e votës Xh. Sh..

Në Sërbicë të Poshtme QV 2012 A , B. B. kryetari i PDK-së në këtë fshatë së bashku me grupin e tij me në krye R. G., pronarin e firmës SED TOURS ,qëndron pa ndërprerë në oborrin e shkollës dhe herë pas here edhe brenda shkollës. Aty votohet edhe në grupe . Ndërsa në hyrje të oborrit të shkollës qëndron një grup I madh I aktivisteve te PDK-së të cilët ndalin çdo votues dhe i bëjnë presion për të votuar kandidaten e PDK-së A. B. duke shpërnda edhe forma të fletëvotimeve ku shihet I theksuar nr 99 dhe emir i Ramadan Mujës.

Në Medvec QV 2065 A, një vetur Opel Vectra e kuqe. e mbuluar me flamur të PDK-së dhe e mbështjellë me fotografi të Ramadan Mujës hynë në oborri e shkollës ku është vendvotimi duke bërë zhurmë me sirenë dhe me një ngasje të shpejtë …..

I bëjmë thirrje organeve kompetente që të merren seriozisht me këto shqetësime, të cilat nuk janë shenjë e mirë, përkundrazi japin hije të keqe këtij procesi.

Të gjitha këto fakte i kemi deponua në organet kompetente të cilat monitorojnë procesin zgjedhor.

LDK i bënë thirrje qytetarëve që mos të bien pre e këtyre presioneve. Ne sot më shumë se kurrë jemi të përkushtuar që të mbrojmë vullnetin e qytetarëve … Dhe kjo do të mbrohet me çdo kusht .

 

Reagimi i PDK-së:

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës, në Prizren, reagon publikisht ndaj deklaratave të LDK-së, së Prizrenit, kinse veprimtaret tanë dhe kandidatët për Kuvendin e Komunës po bëjnë presion në qendrën e votimit në Ortakoll dhe Atmaxhë.

Në respekt të qytetarëve dhe partive politike, theksojmë së asnjë veprimtar dhe kandidat i yni absolutisht nuk bëjnë presion në asnjë qytetar, Në këtë kontekst pas analizimit të deklaratës së LDK-së, na rezulton se kjo parti është duke dashur që edhe ditën e zgjedhjeve të keq-informoj dhe manipuloj opinionin publik vetëm e vetëm për të denigruar procesin e zgjedhjeve i cili deri në këto momente sipas nesh është duke u zhvilluar i qetë dhe në frymë demokratike.

Kandidati i LDK-së, Muharrem Gashi, në Atmaxhë sot rreth një orë ka qëndruar në oborrin dhe lokalet e Qendrës së Votimit në Atmaxhë duke u përpjekur që të orientojë qytetarët për kë të votojnë.

Në këtë kontekst edhe Bashkimi Demokratik përmes tendencës manipuluese që kinse posterët e kandidatit të PDK-së sot rishtazi janë vendosur afër një Qendreje të Votimit po manipulon opinionin publik, meqë ato posterë janë të vendosur ditë me parë në kohën e fushatës parazgjedhore.

Dega e Partisë Demokratike vlerëson lartë kontributin e qytetarëve për të votuar dhe i fton publikisht që gjatë votimit të tregojnë kulturë të lartë politike e publike si e vetmja alternativë për proceset integruese që e presin shtetin tonë.

Ftojmë të gjitha partitë politike në komunën tonë që të reflektojnë në dobi të qytetarëve dhe të heqin dorë nga propaganda manipuluese .


Reagimi i PK-së:

Në shkollën teknike “Gani Qafdërbasha” në Prizren, në klasën numër 14 janë vërejtur parregullësi të bëra para qytetarëve të cilët edhe pse nuk kanë votuar nuk ju jipet e drejta për të votuar.

Rasti ka ndodhur kështu: Punonjësi i cili vëzhgon votuesit me llampë, dyshojmë se disi vjen në kontakt me sprejin dhe gjatë kontrollit me prekje në pjesën e epërme të dorës dhe jo gishtit së votuesit prekë paraprakishtë gjatë kontrollit me llampë ultraviolete. Dhe në këtë mënyrë I mohoet e drejta për të votuar qytetarit, edhe pse me insistimin e vëzhguesve dëshmohet se nuk ka nënshkrim në listën e të dhënave, pra nuk ka nënshkrim.

Po në të njejtën shkollë në klasën numër 7 ,qytetarëve nuk u del emri në listë dhe kjo ndodhë edhe pse
zyrtarisht votuesit kanë parë në faqen zyrtare të KQZ-së emrin dhe mbiemrin në atë adres.

Me këtë duhet të theksojmë se serioziteti I vëzhguesve është I nivelit zero kur vjen puna tek votuesit për të cilët kanë paragjykime se për cilën parti do të votojnë.

Dhe në këtë mënyrë duke u maltretuar nga klasa në klase, qytetari heq dorë nga vota e tij dhe kjo për të vetmen arsye për manipulim.

Reagimi i BD-së:

Shtabi zgjedore i Bashkimit Demokratik reagon ndaj paregullsisë së evidentuar në shkollën e fshatit Hoqë,ku votuesit në hyrje të vendvotomit rastësis in ne fotgrafin e kandidatit nga PDK-ja Shaip Buduri si dhe ne muret e shkolles asht e shkruar me spreh numri 99 dhe PDK dhe vendosja e nje Posteri te madh ne Zyren e Vendit e cila eshte 10 metra larg nga shkolla..

Reagimi tjetër ka të bëjë me vizitat në gjitha vendvotimet dhe presioni psikologjik që ushtrohet nga bartësi i listës së PDK-së Nijazi Kryeziu,i cili konkretisht është rastësisur në vendvotimin 2004a ( Motrat Qiriazi- Prizren ) si dhe në qendren e votimit 2003a ( Abdyl Frashëri ).

Si shqetësim më i madh i vezhgesve tonë është gjetja e personave te vdekur neper te gjitha librat e votuesve ne te gjitha vendvotimet.
Si deshmi bashkangjesim fotot e dergura nga vezhguesit tone ne teren. 

Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 15 Prill 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda