Shqip English

LDK e VV, zor se bëhen “bllok”

09:23 / E mërkurë, 27 Mars 2013
2

Nga: Fidan Rama

Tendencat për bashkërendim të veprimeve mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, nuk shihen me entuziazëm as nga vetë drejtuesit e këtyre subjekteve politike. Janë konceptet politike ato që i largojnë këto forca parlamentare që të bëhen bashkë në një bllok opozitar.

Derisa Vetëvendosje është kundër dialogut politik pa kushte me Serbinë, LDK-ja e mbështet atë. Për sa kohë që VV-ja insiston të krijohet një komision për hetimin e SHIK-ut, është prapë LDK-ja që nuk pajtohet me këtë gjë. E për më tepër, LDK-ja nuk e mbështet as mocionin për mosbesim të Qeverisë Thaçi, të cilin VV-ja ka muaj që synon ta legjitimojë në Kuvendin e Kosovës.

Me gjithë këto ndasi mundësia e bashkëpunimit duket shumë e largët. Nënkryetari i VV-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se në takimet me drejtuesit e LDK-së, i kanë propozuar çështjet e lartpërmendura porse ata nuk kanë rënë dakord.

(Më gjerësisht sot në gazetën Tribuna)
 

  • agimi

    14:44 / E mërkurë, 27 Mars 2013
    megjithe respektin qe duhet te takohen dhe te diskutojne qeshtje me rendesi per Kosoven dhe popullin , kunder kesaje qeverisje te keqe.... LDK- ka profesionalizem dhe pergjegjesi shtetrore , ndersa VV. eshte levizje aktive dhe me performansa te mira per vendin dhe qytetarine aktive .. ju mundeni shume gjera ti levizni ne pozitive ... duhet te punohet ne kete drejtim , konceptet nuk jane pengese! suksese...
  • avdiu

    10:57 / E mërkurë, 27 Mars 2013
    valla bre qysh po i man toka kto dy faca haj medet per kit popull. me i votue kta dy mzet si me vjedh xhamin
Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 31 Tetor 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda