Shqip English
Në numrin e ri të Gazetës Tribuna:

Këshilli Gjyqësor i Kosovës suspendoi tre gjyqtarë

15:32 / E martë, 10 Shtator 2013
0

Këshilli Gjyqësor i Kosovës përmes një njoftimi për medie bëri të ditur se ka suspenduar tre gjyqtarë, i kërkuar nga Zyra e Prokurorit Disiplinor. Në kumtesën e KGJK thuhet:

Në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren-Departamenti për Krime Rënda, PP.nr.120/2013 të ngritur ndaj Elmaze Fazliu, gjyqtare në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, njëkohësisht kryetare e panelit për lirim me kusht, znj. Irfane Bucinca-Rizvanolli dhe znj. Fidaije Zogaj, gjyqtare porote në Gjykatën Themelore në Prishtinë si dhe në bazë të rekomandimit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor me numër ZPD-2013-234 me të cilën kërkohet suspendimi i menjëhershëm i tyre, Komisioni Disiplinor i Këshillit Gjyqësor të Kosovës me datë 09.09.2013, ka mbajtur një seancë dëgjimore të jashtëzakonshme dhe duke u bazuar në neni 34. paragrafi 2 i Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës (Ligji nr.03/L-223) vendosi që të gjithë gjyqtarëve t’i shqiptoj masën e SUSPENDIMIT të përkohshëm nga ushtrimi i detyrës së gjyqtarit deri në përfundimin e procedurës penale ndaj tyre, - përfundon kumtesa.
 

Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 30 Tetor 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda