Shqip English

Do të bëj mrekulli në Mitrovicë

08:18 / E premte, 23 Gusht 2013
5

Nga: Burim Xhemajli

Kandidati i Aleancës Kosova e Re për Mitrovicën, Agim Bahtiri, thotë se ka vizion të qartë se si do ta zhvillojë Mitrovicën. E këtë ai synon ta bëjë përmes një plani gjashtëpikësh, për të cilin thotë se do të jetë çelës i zhvillimit të kësaj komune.

Në një intervistë për Tribunën, Bahtiri ka thënë se ai së bashku me investitorë të huaj deri në fund të këtij viti do të hapë një fabrikë për prodhimin e kërpudhave, e në të cilin do të punësohen 1 500 persona, që të gjithë nga rajoni i Mitrovicës

“Ne do të bëjmë një kompleks të madh në ketë vend ku do të punësohen 1500 veta. Është një kompleks madhor i cili do të jetë i pari në Evropë me teknologji moderne dhe i cili do të prodhojë 50 tonë kërpudha në ditë, sasi e cila do të plasohet krejtësisht në tregun Evropian”, ka thënë Bahtiri ... (më gjerësisht në gazetën Tribuna).
 

  • Mitrovicase

    23:33 / E shtunë, 19 Tetor 2013
    I nderuar a ka mundesi te na e prezentoni vizionin e planit te Juaj gjashtepikesh dhe si u be qe nga 15000 vende te punes te bini ne 1500? Prodhimi i 50 TN kepurdhave ne dite jane 1500 TN/muaj, e sidomos nese do te plasohen jashte Kosoves jane min.60 kamiona ne muaj. Informohuni pak nga Ndermarrja "Fungo FF" nga Kamenica te cilet ballafaqohen me problemet e exportit te kepurdhave. Dhe...shume po me intereson nese po ia doni aq shume te miren Mitrovices pse duhet te zgjidheni si Kryetar i Komunes per te investuar? Dhe pse ne emer te AKR-se qe deri me tani nuk e mbajti asnje,ama asnje premtim!!
  • Mitrovicali

    23:20 / E shtunë, 24 Gusht 2013
    Do te jemi ne krah tendin i nderuari Bahtiri dhe se bashku do ta festojm fitoren tende dhe qe nga ai qast do te fillojm te punojm per qytetin ton te dashur Mitrovicen
  • Mitrovicali

    23:20 / E shtunë, 24 Gusht 2013
    Do te jemi ne krah tendin i nderuari Bahtiri dhe se bashku do ta festojm fitoren tende dhe qe nga ai qast do te fillojm te punojm per qytetin ton te dashur Mitrovicen
  • Marigona Haziri

    17:22 / E shtunë, 24 Gusht 2013
    Ne si popull po mundohemi ti perzgjedhmi njerzit ne kry te vendit, por vota jon nuk po vlersohet populli eshte ne gjendje te mejrushme sidomos te rinjet ton ter kohen e kalojn n'rrug pa pune pa mundesi shkollimi kemi ardhur ne nje gjendje te tmerrshem. Andaj te gjith populli duhet te mendoj se kujt po ja jep te drejten e zhvillimi te vendit ton me taksa tona po paguhen rrogat e tyre prej nesh po behen te pasur te gjith. Une kam ndegjuar per ket fabrik qe po ndertohet dhe me an te interenetit kam pare qe ne evrop kishte nje zhvillim mjaft te gjer ne si popull kemi nevoj per vende pune per zhvillim ekonomik, ne jeten e biznesit ky njeri po duket qe eshte mjaft i fuqishem neve nau duhen njerz qe mundohen per popullin qe jepin vende pune jo vetem fjal te kota por vepra.
  • BACI-PRESHEVA

    19:57 / E premte, 23 Gusht 2013
    ky koka tu ba hajgare krejte qishtu po thojne deri po i fitojne zgjedhjet
Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 24 Tetor 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda