Shqip English

Pushtetarët e Malishevës në pushime, qytetarët vdesin nga rriqrat

19:40 / E enjte, 25 Korrik 2013
0

Lëvizja Vetëvendosje! në Malishevë shpreh shqetësimin e saj ndaj pushtetarëve komunal të cilët, pavarësisht gjendjes së mjerueshme në Malishevë, edhe në këtë vit nuk i kanë ndalur shpenzimet e pa arsyeshme të luksit. Grupe zyrtarësh të institucioneve publike me para të taksapaguesve kanë udhëtuar për në pushime.

“Kontingjenti i turistëve të parë me para të taksapaguesve ishin mjekët e QKMF-së të cilët në kohën kur Qendra e Mjekësisë Familjare përballet me numrin më të madh të pacientëve të pickuar nga rriqrat, ata udhëtuan për pushime në Durrës.
Në këtë rast kemi të bëjmë me keqmenaxhim të parasë publike dhe detyrave publike, pasi që mjekët braktisën në grup vendet e tyre të punës duke krijuar mungesa në shërbime shëndetësore, ndërkohë që kostoja e udhëtimit ishte 3490 euro”, thuhet në komunikatën e VV-së.
Kontingjenti i dytë i turistëve ishin zyrtarët komunalë të cilët po ashtu në grup dhe nga buxheti i Komunës udhëtuan për në bregdetin e Durrësit me kosto prej 3410 euro, shkruan prizrenipress.

Kontingjenti i tretë i turistëve për në deti janë drejtorët e shkollave, ku edhe në këtë rast kostoja e udhëtimit është 1365 euro.
“Totali i shpenzimeve për pushime të zyrtarëve ka arritur shifrën 8226 euro. Në kohën kur Komuna e Malishevës përballet me situatë emergjente dhe ankohet për mungesë fondesh, shpenzimet për pushime për zyrtaret komunal nuk kanë te ndalur.

Problemi është se këta të punësuar janë duke u keqpërdorur përgjithësisht nga partia në pushtet, pasi që pushimet do t’ju kushtojnë atyre me kushtëzime elektorale për të cilat jemi dëshmitarë që kanë ndodhur në të kaluarën ku kishim përfshirje të këtyre zyrtarëve në vjedhje votash e manipulim rezultatesh. Pra, këto pushime nuk kanë për qëllim vlerësimin e këtyre punëtorëve por kthimin e tyre në klient të konjukturës ka zaptuar Komunën dhe gjithë sektorët në Malishevë.

Ata që po keqpërdorin paranë publike tash e sa kohë po e keqpërdorin edhe aktivitetet e jetës publike në përgjithësi duke mos i kursyer edhe mjekët, mësuesit, administratën etj”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Sipas VV-së, shteti pa asnjë mëdyshje duhet t’i shpërblej punëtorët me paga dhe me pavarësi profesionale. Secili punëtor në administratë publike apo jo ka të drejtën e pushimit vjetor, e po ashtu të një page të dinjitetshme që t’i lejojë edhe mbulimin financiar të pushimeve.
“Çdo formë tjetër që prek buxhetin komunal të destinuar për shërbime publike e sidomos në kohë krize e emergjence siç është Komuna e Malishevës do të thotë që nga njëra palë po zhvaten paratë publike dhe nga ana tjetër po lehtësohet kjo zhvatje”, përfundon komunikata e VV-së. 

Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 30 Korrik 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda