Shqip English

Bajrush Xhemajli ende aktiv në tubimet e PDK-së

17:25 / E diel, 14 Korrik 2013
1

Ish-Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, i cili është dënuar me dy vjet e gjysmë heqje lirie për një aksident që rezultoi me vdekjen e një të riu, ka filluar të shfaqet nëpër tubimet e PDK-së dhe Kryeministrit Hashim Thaçi.

Të dielën ai ishte në Zhegër të Gjilanit, ku Kryeministri Thaçi uroi banorët për themelimin e Komunës së re.

Bajrush Xhemajli nuk e ka vuajtur dënimin e shqiptuar nga gjykata, fillimisht pasi ai ishte ankuar se ka probleme shëndetësore, e më pas në “ndihmë” atij i kishte ardhur edhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese, transmeton Express.

Gjykata Kushtetuese kishte rrëzuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme në rastin e ish-Kryetarit të Ferizajt, Bajrush Xhemajli, me arsyetimin se procesi gjyqësor nuk ishte i drejtë. Pas këtij vendimi, normalisht procesi gjyqësor ndaj tij është dashur të fillojë nga e para, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.  

  • Luani . CH.

    18:42 / E diel, 14 Korrik 2013
    heheeh moj gjykata e Kosoves se bashku me Bajrush kongatarin e Hashim bashkpunetorin edhe takusin me shkjavin !
Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 24 Korrik 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda