Shqip English
Në numrin e ri të Gazetës Tribuna:

Të rinjtë e LDK-së, ‘non-grata’ në QKUK

14:45 / E martë, 09 Korrik 2013
0

Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vizituar fëmijët e braktisur në repartin e gjinekologjisë në QKUK. Mirëpo, vizita e tyre nuk u mirëprit nga mjekët në këtë klinikë. E gjithë kjo vizitë, sipas zyrës për media të QKUK-së, ka qenë jolegjitime, madje ai kërkojë që fëmijët mos të përdorën për fushata politike.

Të rinjtë e LDK-së, fëmijëve të braktisur u kishin sjell edhe ushqim dhe shishe ushqyese, por të njëjtat nuk u pranuan nga kryemotra e klinikës së neonatologjisë, me pretekstin se donacionet duhen të dorëzohen në Zyrën për Pranimin e Donacioneve, e jo në forma private.

Pas vizitës, ka pasuar një debat i nxehtë, në mes të Armend Ibrahimit dhe zëdhënësit të QKUK-së, Shpend Fazliut. Ky i fundit e njoftoi Ibrahimin për rregulloret e kësaj qendre, duke ia bërë me dije se forma e tillë e vizitës dhe ndihmës është e paligjshme. Ndërsa Ibrahimi pohoi se për këtë vizitë ka njoftuar zëvendësdrejtorin e QKUK-së, Nexhmedin Shalën.

Armend Ibrahimi, kryetar i FR të LDK-së, potencoi se kjo vizitë është në vazhdën e fushatës publike që ky forum ka organizuar për t’u dal në ndihmë fëmijëve të braktisur. Ai ka shprehur gatishmërinë që këtij institucioni t’i ndihmojnë në çfarëdo mënyre, vetëm që fëmijët të ndjejnë dashurinë prindërore.

“Ne kemi filluar një fushatë publike bashkë me qytetarët që quhet “Fal dashni për pak minuta prind”, për arsye se ne kur e pamë gjendjen se vetëm një infermiere kujdestari në 13 fëmijë. Ka shumë vajza të forumit tonë, por edhe qytetarë të tjerë të cilët kanë vullnetin e mirë dhe dëshirojnë të kujdesen për këta fëmijë që përveç ushqimit kanë nevojë për dashuri, pasi që gjatë gjithë jetës do të jenë të prekur prej faktit që janë të braktisur. Nëse institucionet tona na lejojnë ne i kemi grupet e organizuara që kohë pas kohe janë të gatshme t’iu ofrojnë infermiereve ndihmë”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka pohuar se kjo zyrë nuk ka qenë e informuar për këtë aktivitet, duke e quajtur këtë si fushatë politike. Ai u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që së paku QKUK-në ta kursejnë nga fushatat politike.

“Çfarë do lloji donacioni që do duhej të ofrohet në QKUK, do duhej të shkonte për mes zyrës për donacione, e jo në rrugë private. Nuk është mirë që një institucion aq i ndjeshëm si QKUK-ja të shfrytëzohet për fushata politike, nga cila do qoftë parti. Apelojmë që partitë politike të jenë të kujdesshme dhe të mos i shfrytëzojnë foshnjat për fushata politike. Sa i përket kujdesit në Klinikën e Neonatologjisë ka staf të mjaftueshëm të mjekëve specialistë. Ndërsa sa i përket infermierëve ka gjithsej 97 të tilla dhe punohet 24 orë pa ndërprerë”, ka pohuar ai.

Ai pranon se në QKUK si pasoi e funksionalizimit të disa shërbimeve mjekësore ka mungesë të infermierëve, por sipas tij, është bërë kërkesa në Ministrinë e Shëndetësisë, për një gjë të tillë dhe në të ardhmen pritet të rritet ky numër, transmeton kosovapress.

Fazliu, ka porositur të gjithë ata që dëshirojnë t’i ndihmojnë fëmijët e braktisur, por edhe klinikat që të orientohen tek zyra për donacione që funksionon brenda QKUK-së. Ndryshe, sipas mjekëve, brenda një viti në këtë qendër braktisën rreth 40 fëmijë. 

Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 25 Tetor 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda