Shqip English
Në numrin e ri të Gazetës Tribuna:

Drejtori turk gjuan me shpuzore menaxherin vendor

09:29 / E martë, 09 Korrik 2013
5

Menaxheret e kompanisë turke “Limak”, po ushtrojnë dhunë dhe presion ndaj punëtorëve shqiptarë që punojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Para pak ditësh, drejtori i administratës në këtë kompani Fatos Xhelili, është shkarkuar nga puna, pasi që i njëjti përmes një e-maili ka njoftuar drejtorin dhe pronarin e kompanisë “Limak” për presionet e vazhdueshme që ata kanë në punë, nga drejtori i Financave, Alpay Dogutepe.
“Unë dua t’ju informoj se nesër nuk mund të vij në punë, sepse më duhet ta vizitoj doktorin për shkak të problemeve serioze të zemrës nga presionet dhe kërcënimet. Unë jam shumë i shqetësuar dhe i frikësuar se drejtori i Financave, Alpay Dogutepe, mund të më sulmojë psiqikisht, ashtu siç e ka treguar qëllimin e tij në zyrën e tij një orë më parë”, thuhet në e-mailin që Xhelili i ka dërguar pronarit dhe drejtorit gjeneral të Aeroportit, Mertol Genc.

“I bën për spital”
Xhelili përmes e-mailit, më tej e ka njoftuar drejtorin se nuk mund ta durojë përsëri sjelljen e tij agresive, pasi që i njëjti më shumë se 10 herë e ka kërcënuar fizikisht e psiqikisht.
“Ai më ka kërcënuar se do të ma largojë gruan nga puna. Unë nuk dëshiroj të jap dorëheqje, por unë dëshiroj të punoj në një kompani të respektuar si është ‘Limak’. Unë nuk dëshiroj të shkoj në polici për shkak të dëmtimit të reputacionit të kompanisë ‘Limak’ dhe kështu që unë dëshiroj ta gjen një zgjidhje të brendshme”, thuhet më tej në letër.

Po, ashtu Xhelili e ka njoftuar drejtorin gjeneral se drejtori i Financave, Alpay Dogutepe, ka pasur probleme serioze edhe me menaxherin e prokurimit, ku ky i fundit për shkak të sjelljeve agresive është detyruar ta vizitojë mjekun. Sipas Xhelilit, menaxheri i financave disa herë ka sjellë me shpuzore dhe telefon ndaj tij, por edhe punëtorëve të tjerë shqiptarë.

Po ashtu, i kontaktuar nga gazeta, Xhelili konfirmon se menaxherët turq po ushtrojnë dhunë ndaj punëtorëve shqiptarë. Ai thotë se është larguar nga pozita që ka pasur deri më tash për shkak se nuk ka qenë i gatshëm të nënshtrohet para menaxherëve turq. “Ata ushtrojnë dhunë në Aeroport. Unë u kam penguar, sepse nuk kam pranuar t’iu nënshtrohem atyre, por unë e kam bërë punën time. Po ashtu, në aeroport ka edhe abuzime të mëdha financiare. Prania ime, atyre u ka penguar sepse nuk kanë mundur të bëjnë çfarë kanë dashur vetë”, tha ai për gazetën “Zëri”.
Koncesionari shkel kontratën

Sipas tij, këto situata thuajse kane qenë të vazhdueshme që nga momenti kur Aeroporti është marrë në menaxhim të kompanisë turke. Po ashtu Xhelili thotë se vitin e kaluar atij në mënyrë kundërligjore i është zvogëluar paga për 700 euro. Ai thotë se me kontratën e partneritetit mes Qeverisë dhe Aeroportit, pagat nuk kanë guxuar të preken deri në prill të vitit që vjen, atëherë kur behën tre vjet prej kur kompania e ka marrë në koncesion Aeroportin.

Xhelili thotë se për këtë çështje e ka angazhuar avokatin e tij, i cili do ta paditë kompaninë “Limak” për shkëputje të jashtëligjshme të kontratës.
Gazeta “Zëri” për këtë çështje i ka dërguar pyetje edhe zyrës për media në Aeroport, por këta të fundit nuk janë përgjigjur. Po ashtu, kontakti ma ta ka qenë i pamundur edhe përmes telefonit. E në vendimin për shkëputje të kontratës mes Aeroportit dhe Fatos Xhelilit thuhet se këtij të fundit i ndërpritet kontrata e punës me efekt të menjëhershëm për keqsjellje serioze disiplinore. Më tej thuhet se Xhelili pas marrjes së këtij vendimi do të shkarkohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë.

“Kompania ka regjistruar se kjo nuk është hera e parë që ju jeni involvuar në ngjarje dhe keqsjellje ofenduese ndaj anëtarëve tjerë të menaxhmentit. I referohemi ngjarjes së pakëndshme që ka ndodhur më datë 6 qershor 2013, përcjellë me e-maila shpifës, përgojues duke ofenduar menaxhmentin e kompanisë ‘Limak’. Reagimi dhe dështimi i juaj që të ndryshoni qëndrimin për kompaninë tregon se ju nuk jeni në gjendje të adaptoheni brenda rregullave dhe kodit tonë të sjelljes. Kjo sjellje e ka dëmtuar besimin e kompanisë ndaj jush deri në masë të pandreqshme”, thuhet në vendimin për shkëputje të kontratës.

Menaxhmenti turk i Aeroportit
Drejtori Gjeneral: Mertol Genc
Drejtori Financiar: Alpay Dogutepe
Drejtori i IT-së: Korhan Sayomco
Drejtori i Operimeve Omer Sozener
Drejtori Komercial: Hülya.  

  • afrimi

    17:21 / E martë, 09 Korrik 2013
    o nuk eshte djali por kusherij apo vlla, por djal sigurisht qe jo.
  • arta

    11:36 / E martë, 09 Korrik 2013
    qa po mu dhimka ky djali i fatmir xhelilit bre e po qishtu kur i ka shti pdk njerz si ti e tash po ju qesin si berlloga jasht boll mi rpo ju bojin keqyrni qa esht me met pa pun si baab jut me shok qe po bon
  • Xhimi

    10:47 / E martë, 09 Korrik 2013
    Tani shtrohet pyetja:A jane Turqit me te keqinje apo Serbet...une them te dy jane njesoj dhe te dy kane qene pushtues shekullor ndaj nesh!
  • koki

    10:38 / E martë, 09 Korrik 2013
    ankoju babes tane oje coftin ,se kur jumlutshum mos e shitni kosoven baba yte edhe te tjeret duke I shantazhuar si shik I shitke .Sa per ty o djali I deputeti fatmir xheleli ishalla vine edhe te shpia te ndjekun se babi yte me shoke na e ka ba.
  • Punetori i aerportit

    09:50 / E martë, 09 Korrik 2013
    Eshte shume e vertet, poashtu duhet te permendet se turqit po i detyrojn punetoret qe te premten te shkojn ne xhamin e sllatines, disa femrave ju kan than mu vnu ferexhe...
Komento:

VËREJTJE: Gazeta Tribuna mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Nga Rubrika
Ballina e Gazetës 23 Korrik 2014
  • Të fundit
  • Më të lexuara
  • Më të komentuara
Email: [email protected] Marketing: [email protected]
Telefon: 038 227 138 / 045 519 819 Marketing: 038 223 204 / 045 555 881
© Copyright 2014 - Gazeta Tribuna. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Site by Kreatoda